Mar. Mar 19th, 2024

Rreth Nesh

Historiku

Para se të flasim për historikun e SHMSH „Naim Frashëri“, patjetër që duhet t’i themi edhe disa fjalë për fillimin e mësimit plotësues në Austri. Mësimi në gjuhën shqipe në Austri organizohet në shkollat publike austriake, nga organet kompetente të arsimit, respektivisht nga drejtoritë regjionale të arsimit (Landesbildungsdirektion /Bildungsdirektion für Wien), ashtu si organizohet edhe për shumë komunitete tjera. Grupet e para të mësimit në gjuhën shqipe fillojnë nga viti 1987 me mësuesin z. Shefqet Gashi. Gjendja politike dhe ekonomike në Kosovë dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë në ish-Jugosllavi, ishte e vështirë, por me okupimin klasik të Kosovës nga ana e Serbisë, ne fillim të viteve të ’90-ta, gjendja u vështërsua edhe më tepër. Kështu filloi shpërngulja e pandërprerë e familjeve shqiptare nga trojet e tyre etnike nëpër vendet evropione. Së bashku me prindërit vinin edhe një numër i konsiderushëm fëmijëve të moshës shkollore. Me rritjen e numrit të nxënësve, shtohet edhe interesimi i prindërve dhe aktivistëve të shumtë të komunitetit shqiptar në Austri, që femijët të mësojnë edhe në mësimin plotësues në gjuhën amtare. Falë edhe mirëkuptimit të organeve kompetente të arsimit, fillon edhe inkuadrimi i disa mësuesve shqiptarë në procesin e mësimdhëniës edhe në njësitë tjera federale të Austrisë, si në Oberöstereich, Niederöstereich, Steiermark, Salzburg, dhe Kärnten. Mirëpo numri i më i madh i nxënësve u rrit gjatë vitit 1998/99, ku shumica erdhën si refugjatë të ikur nga lufta në Kosovë. Këtu duhet thënë dhe falënderuar njëkohësisht institucionet shtetërore austriake e pasaçërisht ato të arsimit, sepse përveç aspektit humanitar që treguan me këta fëmijë, ato filluan edhe sistemimin nëpër shkollat publike njëkohësisht duke e rritur numrin e mësuesve shqiptarë në Austri, deri në 25 mësues/e! Përveç mësimit në shkollë, mësuesit filluan aktivitetet me nxënës edhe jashtë hapësirave shkollore, me programe të ndryshme kulturore duke grumbulluar numër të madh të prindërve dhe të nxënësve në këto aktivitete. Këto aktivitete lindën nevojën e një ndërlidhje dhe bashkëpunim të vet mësuesve. Me nismën e mësuesve nga Vjena, në vitin 2001, për herë të parë u organizua „Kuizi i diturisë“ në nivel të Republikës së Austrisë i cili vazhdon të organizohet për çdo fundvit shkollor! Nga ky vit fillon edhe bashkëpunimi më i theksuar mes mësuesve shqiptarë në Austri. Ata shkëmbenin përvojat e tyre në takime që i organizonin dhe seminare të ndryshme qe organizonin institucionet austriake të arsimit. Në këtë kohë filluan kontaktet edhe me institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Si rezultat i këtij bashkëpunimi ne vitin 2003, mësuesit Osman Ademi (Vjenë), Ismet Sinani (Linc) dhe Bukurije Limani (Grac) organizuan ekskursionin e parë me nxënësit shqiptarë nga Austria në Kosovë. Ky ishte ndër projektet e para madhore dhe më të guximshme. Nga këto aktivitete të shumta lindi nevoja që të formohet shoqata, e cila do të ishte një adresë ku do të koordinoheshin projektet në raport me mësuesit, por edhe me institucionet arsimore në Atdhe. Kuvendi themelues u mbajt në Vjenë me 14. Mars 2010 me pjesëmarrjen e një numri te konsiderueshëm të mësuesve shqiptarë dhe disa prindërve aktivist. Pas përfundimit të procedurave administrative shoqata u regjistrua me 23. Prill 2010 në organet kompetente austriake të paraparë me ligjin mbi organizimin e Shoqatave. Ne fillim ajo u regjistrua si – Shoqata e Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë /Verein Albanische LehrerInen und Eltern „VALE“ në Austri. VALE paraqesin shkurtesat e fjalëve në gjuhën gjermane. SHMPSH „VALE“ nxorri statutin dhe zgjodhi udhëheqësinë e saj në këtë përbërje:

Osman Ademi- kryetar
Miradije Berishaj – nënkryetare
Shefqet Gashi – sekretar
Ibrahim Hasanaj – arkëtar

Që nga formimi i SHMPSH „VALE“ të gjitha aktivitetet kulturore të programeve me nxënës në nivel vendi si Shënimi i festave kombëtare, Aktivitete sportive, Ekskursione me nxënës në Kosovë e Shqipëri, Kuizi i diturisë, janë organizuar nga Shoqata. Aktivitetet e shoqatë i kanë ndihmuar (sponzorizuar) afaristë të shumtë shqiptarë, nga MD, tani MDIS, e me vonë edhe me Rrjetin e Bizneseve.

Kjo udhëheqësi ka vazhduar për dy mandate, do të thotë deri ne vitin 2014, duke duke realizuar projektet e parapara dhe duke e patur përkrahjen e shumicës së mësuesve dhe një pjesë të prindërve.

Në vitin 2014, në kuvendin e rregullt zgjedhor, zgjedhet udhëheqësia e re.

Ismet Sinani – kryetar
Miradije Berishaj – nënkryetare
Hazir Mehmeti – sekretar
Ibrahim Hasani Arkatar.
Osman Ademi – anëtar
Armida Bicaku – anëtare  

Gjatë këtij mandati shoqata vendosi të quhet: Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri „Naim Frashëri“ – Sepse vazhdimisht duhej dhënë sqarime shtesë se çka paraqiste shkurtesa VALE. Edhe gjatë këtij mandati u realizuan projektet e parapara.
Ne vitin 2016, në Kuvendin e rregullt zgjedhor, zgjedhet udhëheqësia e re

Hazir Mehmeti – kryetar
Bukurije Limani – nënkryetare
Ibrahim Hasanaj – sekretar
Osman Ademi –arkëtar
Ismet Sinani – anëtar

Në fund të vitit 2017, kryetari z. Hazir Mehmeti, u pensionua. Kryetare e SHMSH „Naim Frashëri“ u zgjodh zonja Miradije Berishaj.
Ne Kuvendin e rregullt zgjedhor me 8 dhjetor 2018 u vendos që kjo kryesi të vazhdoj edhe për një mandat dhe të zgjerohet edhe për dy antarë.

Miradije Berisha –kryetare
Bukurije Limani –nënkryetare
Ibrahim  Hasanaj – sekretar
Osman Ademi – arkëtar
Ismet Sinani  – anëtar
Qefsere Demaj  – anëtare
Mark Demaj – anëtar.

Vlenë te theksohet se aktivitetet e SHMSH „Naim Frashëri“ në këto dy vitet e fundit janë realizuar dhe zgjeruar edhe më shumë në nivel të Republikës së Austrisë. Tërë ky angazhim, në baza vullnetare i mësuesve dhe mësueseve, është në funksion të nxitjës dhe ruajtjesë së gjuhës dhe kulturës shqiptare tek nxënësit dhe fëmijët shqiptarë që jetojnë në Austri në përgjithësi!

Qëllimi i Shoqatës

Statuti | Programi

  • Të tubojë të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Austri duke mundësuar njohjen e tyre dhe përvojave nga mësimdhënia.
  • Të ndihmojë në planin dhe programin mësimor sipas dispozitave përkatëse programore nga Ministria e Mësimit të Austrisë dhe kurrikulës për diasporë nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Shqipërisë.
  • Të ndihmojë në pajisje, informata e sugjerime rreth teksteve shkollore, materialeve mësimore.
  • Të ndihmoë në organizimin e veprimtarive profesionale si: seminare, gara diturie, udhëtime studimore, projekte brenda e jashtë vendit, turnirë sportive, projekte arti e kulture.
  • Të bashkëpunojë me të gjitha shoqatat, klubet, veprimtarët shqiptarë e vendor rreth mësimit, shtrirjes së tij në hapësira të reja.
  • Të përgatit aktivitete kulturore e argëtuese atëherë kur është e mundur me qëllim të ruajtjes së traditave e gjuhës shqipe.
  • Të bëjë projekte të veçanta lidhur me aktivitetet kulturore, vizita objekteve me rëndësi të veçantë, në atdhe etj.
  • Të bashkëpunojë me organet mësimore vendore me qëllim afirmimi të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
  • Të bashkëpunojë me shoqatat simotra nga kombet tjera duke afirmuar kështu kulturën dhe kultivimin e shumëkulturalitetit dhe respektit të ndërsjellët.
Kuadri i SHMSH

``Naim Frasheri``

Antigone Elshani

Kryetare

Bukurije Limani

Anëtare

Ibrahim Hasanaj

Anëtar

Osman Ademi

Anëtar

Qefsere Bislimi Demaj

Nënkryetare e Kryesisë

Mark Demaj

Anëtar

Merita Smaili

Anëtare

Gjeva Lajiq

Arkëtare

Ina Arapi

Anëtare

Laureta Rrungaja

Sekretare

Miradije Berisha

Anëtare

Ksanthipi Fecani

Anëtare

Izri Rexha

Anëtar