Enj. Pri 25th, 2024

Osman Ademi

Anëtar

Ka lindur me 01.02.1965 në fshatin Smirë, Komuna Vitisë, Republika e Kosovës.

Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Smirë, shkollën e mesme në qendrën komunale në Viti. Në vitin 1987 ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës dhe merr tiullin akademik “Profesor i historisë”.

Në vitin 1991 largohet nga vendlindja dhe vendoset në Vjenë.

Që nga viti 1999 është mësues i mësimit në gjuhën shqipe në shkollën publike austriake. Përveç angazhimit me punë në procesin edukativo-arsimor, merret edhe me aktivite të shumta me nxënës me rastin e festave kombëtare „28 – Nëntori“, „17 –  Shkurti“, „7 –  Marsi“ e sidomos është shumë i angazhuar në „Kuizin e Diturisë“ i cili organizohet rregullisht që nga viti 2001 me nxënësit shqiptarë në Austri.

Nga viti 2010 deri me 2014 ishte kryetar i SHMPSH “VALE” (Verein der Albanischen Lehrer und Eltern) e cila më vonë ndërroi emrin në SHMSH “Naim Frashëri”.  Që nga viti 2017 është antar i kryesisë dhe arkëtar i SHMSH “Naim Frashëri”.

Kontakti: Tel. 0699 11098991, email: [email protected]