Pre. Pri 26th, 2024

Roza Prenaj Nrecaj

Anëtare

Ka lindur me 16.03.1968 në fshatin Caravik, Komuna Klinë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kjevë, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, -dega
Matematikë.
Punoi mësuese katër vite, në Shkollën Fillore „Liria“ në Budisalc. Për shkak të gjendjes së vështirë
politike në Kosovë, në vitin 1995 u detyrua të udhëtoi për në Austri.
Që nga viti 2001 punon mësuese e mësimit plotësues në Austri në qytetet: Rottenmann, Judenburg, Zeltweg, Liezen, Schladming.
Me shumë vullnet për të prezentuar gjuhën dhe kulturën shqipe, organizon shumë programe festive në shkollat austriake. Merr pjesë çdo vit në „Kuizin e Diturisë “, që organizohet nga nxënës e mësues shqiptarë në Austri.
Në vitin 2014 përfundoj shkollimin e lartë (PHST), dega „Punë dorë – Werken“ në Graz.
Nga fillimi i vitit 2015 jep mësim edhe në Werken.