Mar. Pri 23rd, 2024

Merita Smaili

Anëtare

Ka lindur më 10.03.1972 në Prishtinë, Republika e Kosovës.
Shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe të gjimnazin “Xhevdet Doda” i ka
përfunduar në qytetin e lindjes, në Prishtinë. Në vitin 1991 ka filluar
studimet në Fakultetin Elektroteknik, Universiteti i Prishtinës. Që nga viti 1997 i vazhdon
dhe i përfundon studimet në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit Teknik të Vjenës.
Nga viti 2017 fillon punën si mësuese e mësimit në gjuhën shqipe në shkollën publike
austriake në Republikën e Austrisë së Ulët (Niederösterreich). Që atëherë Merita është
anëtare e Shoqatës së Mësuesve Shqipëtar në Austri, “Naim Frashëri”. Përpos angazhimit në
mësimdhënje të gjuhës shqipe në procesin edukativo-arsimor, Merita është shumë aktive
në organizimin e manifestimeve të ndryshme me nxënësit shqiptar në Austri në kuadër të
Shoqatës “Naim Frashëri”.