Pre. Pri 26th, 2024

Qefsere Bislimi Demaj

Nënkryetare e Kryesisë

U lind në Prishtinë.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.

Studimet i mbaron në Fakultetin Filozofik e “Dega e Pedagogjisë“ në Prishtinë (2005) dhe merr gradën akademike “Profesor i Pedagogjisë“.

Në vitin 2007 emigron ne Austri jo nga hallet por për t’u bashkuar me dashurinë e jetës së saj.
Dëshira për të vazhduar punën si pedagoge nuk u shua, kjo dëshirë qëndronte në kokën dhe zemrën e saj. Këtë mision filloi në vitin 2017 në Landin e Salzburgut në qytezat Radstad, Eben dhe Bischofshofen, fillimisht me pak orë në javë por falë aktivitetit dhe interesimit të prindërve rritet ndjeshëm vijueshmëria dhe orët mësimore. Në vitin 2017 anëtarësohet në Shoqatën e mësuesve “Naim Frasheri‘‘ në Austri ku në kuvendin e saj vitin e kaluar (2018) zgjidhet anëtare e kryesisë së saj.

Krahas mësimit plotesues të gjuhës shqipe ajo punon vullnetarisht në shoqata Austriake ( Verain Rollende Herzen), në Fuchsbau dhe Mittendrin, ku ndihmon fëmijët austriak dhe fëmijët e komuniteteve te tjera të ardhura për shkak të luftërave nga Afganistani, Siria e vende tjera. (Q.Bislimi Demaj, shënima biografike, prill 2019)