Mër. Pri 24th, 2024

Ismet Sinan Sinani

Anëtar

Mësuesi, tashmë me përvojë të gjatë në arsim, (36 vite), Ismet Sinan Sinani, rrjedh
nga një familje me tradita edukative e arsimore. U lind më 08.05.1958 në Kërpimeh,
në komunën e Podujevës(Besianë). Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes,
gjimnazin “8 Nëntori” në Besianë, ndërsa Fakultetin Filologjik-Dega Letërsi dhe
Gjuhë Shqipe në Prishtinë.
Gjatë gjithë kohës sa ishte nxënës, e më vonë sa ishte student, shquhet si nxënës me
edukatë shembullore e në mësime shumë i sukseshëm uke e përfunduar në afat rekord
studimet universitare.
Pasi përfundoi studimet, fillimisht filloi të punojë si arsimtar i gjuhës shqipe në
Sllatinë(një muaj), pastaj në Pollatë, si arsimtarë i gjuhës frënge dhe i asaj
sërbokroate(tre muaj), të dy këto fshatra malore, ndërsa më vonë kaloi në fshatin e
lindjes në Kërpimeh, për nëntë vite e ca, si arsimtar i gjuhës shqipe.

Në kohën kur Kosova po përjetonte ditë të rënda, ku po ushtrohej terror kulturo-
arsimor e politik mbi popullin shqiptar nga aparati shtetëror i Sërbisë, për shkaqe

shëndetësore, më 15 shkurt 1992, detyrohet të lëshojë Kosovën dhe të migroi në
Austri, në njërin nga shtetet me demokraci shumë të zhvilluar në Evropë.
Posa arrin në Austri, arrin të kyqet me veprimtare të devotshëm të çështjes kombëtare.
Përveç aktiviteteve vetëdijësuese të mërgatës shqiptare, që të masivizoheshin dhe në
mënyrë demokratike të kërkoheshin të drejtat e shqiptarëve ndër vite të mohuara, me
një grup atdhetarësh e arsimdashës, më 13..09.1993 arrijnë ta zyrtarizojnë dhe ta
hapin Shkollën Shqipe, si mësim plotësues për nxënësit shqiptarë në Linz të Austrisë.
Në këtë shkollë, si njëra nga FITORET DHE SUKSESET më të mëdha të
komunitetit shqiptarë, pati rastin dhe fatin të fillojë si MËSUESI I PARË I GJUHËS
SHQIPE NË AUSTRI(pas shthurjes së ish Jugosllavisë), ku vazhdon akoma edhe sot
të punojë.
Veprimtaria e tij është e nduarnduart dhe shumë dimensionale. Përveç punës që e bën
si mësues, ai angazhohet edhe në shumë segmente të tjera organizative për
komunitetin shqiptarë.
Në shenjë falenderimi, ai është shpërblyer me shumë mirënjohje e dekorata.

NJE HISTORIK I SHKURTER I HAPJES, ZHVILLIMIT DHE FUNKSIONIMIT TE SHKOLLES SHQIPE NE LANDIN E OÖ TE AUSTRISE

Në vitet 9o – 91 në Linc të Austrisë nga bashkëatdhetarë tanë që jetonin e punonin ́
gjithandej , pervec veprimtarive te fushave te tjera me karakter kombetar
( demonstratat e pergjithshme me pretekst qe te njihej dhe te reflektohej me mire para
opunionit austriak vuajtjet, shkeljet dhe shtypjet e vazhdueshme te te drejtave te
njeriut ne Kosove; pastaj te mobilizimit te masave te gjera popullore, pa dallim trevat
shqiptare, per t u perfshire ne procesin e 3% , si forme direkte per te ndihmuar ́
matérialise popullin tonë te shtypur dhe te larguar padrejtësisht nga puna ) ishin
hedhur idete, qe femijte tane, krahas arsimimit ne gjuhen gjermane , te mesonin
gjuhen shqipe, ose thene ndryshe. TE HAPET SHKOLLA SHQIPE SI MESIM
PLOTESUES NE SHKOLLAT E AUSTRISE.
Ne atebote, ne Linc, në qender te Austrise se Eperme, po edhe ne qytete me te vogla,

qe gjendeshin perreth, ishin formuar shume shoqata shqiptare me karakter kulturo-
sportiv, qe zhvillonin aktivitete te nduarduarta, po gjithnje me karakter lokal,qe

nenkuptohej se megjithe ekzistencen e tyre nuk ishte krijuar ndonje forme korrelacioni
a koordinimi qe te organizoheshin dhe te qeveriseshin nga nje qender.
Me daljen ne skene te LDK-se, si partia e pare politike e organizuar ne Kosove, qe
ishte formuar si shprehje e hapur e vullnetit popullor per t ju kundervene ideologjive ́
dhe synimeve hegjemoniste serbe, aktiviteti i ketyre shoqatave sikur ishte zbehur ose
shuar ne teresi. Ndaj , bashkeatdhtaret tane sikur e gjenin me mire veten e tyre te
kyqeshin ne veprim ne radhet e kesaj partie, ose te kesaj levizjeje me karakter
gjithekombetare. Anetaresia e saj rrufeshem ishte rritur. Ne gjirin e saj ishin futur
bashkekombas te te gjitha trevave shqiptare ( Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Kosva
Lindore)etj.
Ndaj, ne kete rrafsh, ne frymen e bashkeatdhetareve kishte plot entuziazem dhe
deshira te medha qe te fillohej sa me pare se vepruari parasegjithash per faktin se ne
shtetin austriak ekzistonin te gjithe parametrat dhe kushtet e favorshme qe te jetesohej
hapja e SHKOLLES SHQIPE fillimisht ne Austrine e Eperme e pastaj ne gjithe
territorin e Republikes se Austrise.

Per keto qellime te larta atdhetare, te gjithë përfaqësuesit e partive politike shqiptare
qe askohe ekzistonin (LDK-ja, PDSH-ja (Kosove),PPD (Maqedoni) ,LPBK etj. Te
gjitha shoqatat kulturo-sportive shqiptare, te gjithe individet me ndikim dhe me
ndjenja kombetare, u tubuan ne nje mbledhje qe u mbajt ne lokalet e Klubit
„ KOSOVA „ ,pronar Bajram Dedushaj , ne maj te vitit 1992. Ne ate mbledhje u
caktuan shume komisione :
KOMISIONI PER NDIHMA HUMANITARE KOMISIONI PER NJE ZBATIM
ME EFIKAS TE 3% KOMISIONI PER NDIHMA URGJENTE KOMISIONI PER
ARSIM E KULTURE KOMISIONI PER RINI E SPORT
Keto komisione duhej te koordinoheshin, te sistemoheshin dhe te funksiononin ne
nivel te OÖ.

CILAT ISHIN DETYRAT DHE QELLIMET E KOMISIONIT PER ARSIM E KULTURE

Elektorati njezerit zgjodhi anetaret e Komisionit per Arsim e Kulture ne perberje :
Pren Shala , kryetar ( PSHD ), Peje
Ismet Sinani, anetar ( LDK ), Besiane
Ali Hyseni, anetar ( PPD ), Gostivar dhe
Smajl Maliqi ,anetar, veprimtar i dalluar dhe shume here i sprovuar per ceshtje
kombetare.
Komisioni punet dhe detyrat e veta i mori dhe i premtoi elektoratit se per cdo tre muaj
do t i ́ raportoi per punet dhe te arriturat e reja. Mbledhjet organizoheshin dhe
mbaheshin ne lokalet e shoqatave shqiptare: Klubi „ Kosova .“, pronar Bajram
Dedushaj , ne shoqaten „ Burimi „ ,pronar Veli Deari ,ne shoqaten „2 Korriku“ ,
pronar Pren Shala.
Anetare te devotshem qe e mbeshteten ne menyre te palekunder veprimtarine e ketij
komisioni ishin : Xhevat Sulejmani, Xhevahir Veseli, Ali Hyseni , Veli Deari ( Gostivar
); Raif Hasani , Agim Kelmendi, Idriz Gashi , Rrustem Hasani, Ramiz Selimi, Nazmi
Rraci, Nasip Shala, Malush Krasniqi, Smajl Maliqi, Ismet Sinani ( Kosove ); Bajram
Dedushaj, Afrim Dedushaj, (Mali i Zi ), Uke Bejiq, Ramadan Shahini ( Kosova
Lindore ) dhe shume te tjere qe per momentin nuk po me kujtohen, meritojne
falenderime te posaqme.
Ky komision , vec aktiviteteve tjera te ngjeshura, qe realizonte ne vazhdimesi i kishte
parashtruar detyra vetes qe te merrte dhe te kontaktonte Ministrine e Arsimit te
Austrise. Punen e koordinonte Smajl Maliqi, njohes shume i mire i gjuhes gjermane
dhe Ismet Sinani.
Nga bisedat e para qe u zhvilluan me Landesschulratin e Oö ( Ministrine e Arsimit te
Republikes se Austrise se Eperme )rezulton konkludimi se KOMISIONI per partner te
bisedimeve ne fokus do duhej te merrte vetem Landin e oö per shkakun e vetem se
Kosova nuk kishte statusin e shtetit te pavarur.
SI REZULTUAN REZULTATET E PARA
Vec kontakteve e konsultave te herepashershme me Ministrine e Arsimit te Republikes
se Austrise se Eperme , kontaktet filluan edhe me Ministrine e Arsimit te Republikes se
Kosoves, perkatesisht me z. Muhamet Bicaj, minister i arsimit NE QEVERINE E
PERKOHESHME TE REPUBLIKES SE KOSOVES. Pervec faxave qe
shkembeheshin MINISTRI-KOMISION ministri kishte ardhur personalisht disa here
ne Linz.
Komisioni pasi qe kishte siguruar dokumentacionin e nevojshem (fletelajmerimet e
nxenesve nga qytetet Linz, Stayer, Eferding, Wels, Perg )kishte vendosur te shpallte
konkurs, me 06. 09.1992. per pranimin e dy mesuesve per Shkollen Shqipe me mesim
plotesues nga gjuha shqipe.
Komisioni kishte caktuar afatin per konkurim. Ne konkurs u paraqiten keta kandidate.
1. Zabedin Hyseni- Dega Letersi dheGjuhe Shqipe- Gostivar
2. .Gjelosh Shala- Dega Filozofi -Sociologji-Kline
3. Vajdin Zeqiri-arsimtar per Degen Biologji-Kimi- Tetove
4. Ismet Sinani-profesor i Deges Letersi dhe Gjuhe Shqipe- Besiane
Duke u mbeshtetur ne rregulloren e punes te konkursit dhe me numrin e kanditateve
qe kishin konkuruar per mesues per Shkollen Shqipe me mesim plotesues nga gjuha
shqipe ,komisioni harton listen dhe i dergon ministrit te arsimit dr. Muhamet Bicajt
per verifikim dhe pranim te mesuesve per SHKOLLEN SHQIPE per landin e OÖ.
Pas nje muaji me 09. 10. 1992. kthehet zyrtarisht faxi nga ministri i Arsimit Dr.
Muhamet Bicaj. Per te gjitha keto shenime e aktivitete ne origjinal ruhen dhe i
vertetojne prcesverbalet e shkembyera Ministri-Komision.
Nuk duhet harruar se gjithecka organizohej ne baza vullnetare. Ndihme te madhe,
duke mos kursyer asgje nga vetja, si ne aspektin fizik, moral e material, dha Smajl
Maliqi.

KUR FILLOI SHKOLLA SHQIPE SI MESIM PLOTESUES NE LANDIN E OÖ

Ky projekt ideor i hartuar nga Komisioni per Arsim e Kulture pa driten e realizmit te
vet me 13.09.1993 kur dhe zyrtarisht fillon punen SHKOLLA SHQIPE si mesim
plotesues ne Landin e OÖ ne qytetet Linz dhe Wels.
Ky ishte nje eveniment me shume rendesi dhe nje sihariq shume kohe i pritur nga
bashkekombasit tane.
Perhapja dhe shtimi i shkollave shqipe ishte imperativ i kohes.
Fillimisht u fillua ne Linz e me pas ,nje muaj me vone ne Wels. Mesues i pare , me
norme te plote te oreve , u caktua Ismet Sinani, profesor i Letersise dhe Gjuhes
Shqipe. Ne nderkohe , pa konkurs, per disa ore mesimi ishte caktuar z. Besa Morina.
Pas tri viteve pune te suksesshme ne Landin e OÖ , ne disa nga qytetet kryesore te tij,
njeri pas tjetrit ,punesohen dhe pese mesues te tjere , qe vazhdojne te punojne edhe sot
e kesaj dite. Vetem ne qytetin e Linzit jane kater mesues ,ndersa ne qytete tjera perreth
punojne dhe tre te tjere.
Sipas disa raporteve statistikore qe nxjerr dhe publikon Ministria e Arsimit per
Shkence,Art dhe Kulture e Republikes se Austrise , nga 24 mesues te gjuhes shqipe sa
punojne ne tere territorin e Republikes se Austrise, 7 jane ne Austrine e Eperme.
Perfshirja e nxenesve dhe e mesuesve per gjithe territorin e Austrise perben 30 % e
perqindjes se mesuesve dhe e vijueshmerise se pergjithshme te nxenesve. Austria i ka
nente republika .Ky eshte treguesi dhe fakti me i mire qe pasqyron angazhimin dhe
mobilizimin e bashkekombaseve tane e ne vecanti te prinderve shqiptare per
funksionimin e suksesshem dhe te mirefillte te SHKOLLES SHQIPE NE LANDIN E
OÖ.