Pre. Pri 26th, 2024

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës organizoi pritje për nxënësit dhe mësuesit shqiptar në Austri. „Jam shumë i lumtur që sot në ambasadë pres mysafirë të veçantë siç jeni ju nxënës dhe mësues të dashur“- tha në fillim të fjalës z. Lulzim Pllana ambasador i Repulikës së Kosavës në Vjenë. Me pas nga nxënësit u recituan vjersha për Pavarësinë e Kosovës. Për nxënës u shfaq edhe një videofilm me pamje të bukurive natyrore të Kosovës, që ishte përgatitur nga stafi Ambasadës.Gjatë bisedës me ambasadorin, mësuesit shpalosën edhe idetë e tyre për projektet e radhës. Ambasadori falënderoi mësuesit për punën e tyre të palodhur që bejnë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Kryetarja, Miradije Berishaj ,ne emër të SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri, falënderoi ambasadorin z. Lulzim Pllana dhe stafin e tij, gjithashtu kolegët, prindërit dhe në veçanti nxënësit pjesëmarrës në realizimin e këtij aktiviteti.

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme