Mër. Pri 24th, 2024

Laureta Rrungaja

Sekretare
Laureta Rrungaja lindi më 9 korrik 1982 në Vlorë.
Në vitin 2006 mbaron studimet në Universitetin e Vlorës, në degën Cikli i Ulët dhe fiton titullin“ Mësuese për  Ciklin e Ulët“
Gjatë viteve 2006 – 2013 ka qenë mësuese e Ciklit të Ulët në shkollën 9-Vjecare Delisuf në qarkun e Vlorës.
Prej vitit 2013 drejtoresh e shkolles 9-vjeçare Delisuf.
Në vitin 2015 emigron drejt Austrisë.
Pas disa vitesh arrin të rikthehet në profesionin e saj si mësuese.
Nga viti 2019 e në vazhdim  mësuese  e ciklit fillor në shkollat austriake të Voralberg-ut.
 Dashuria për  gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare bëri që në vitin 2021 Znj. Rrungaja të hapi për herë të parë kursin e gjuhës shqipe në Voralberg, të financuar nga shteti Austriak.
Prej vitit 2022 anëtare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“  Austri.