Për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me 19.2.2022 u mbajtë një aktiviteti online “Konkurs /Garë recitimi“ me temën „PËR TY KOSOVË“. Aktiviteti u organizua me inciative të znj. Miradije Berishaj, kryrtare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ Austri ,në bashkëpunim me Shoqatën „Ardhmëria“ nga Londra
, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë” nga Kroacia
dhe “Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë” nga Bavaria/Gjermania
. Në këtë eveniment morën pjesë Ambasadori i R. Shqipërisë në Austri z. Bimo, përfaqsuesi i ambasadës së R. Kosovës z. Maliqi, përfaqësues të ambasadave dhe konzulatave nga Londra, Gjermania dhe Kroacia, z. Y. Avdiu përfaqësues nga i MPJD Kosovë dhe znj. M. Hysa drejtoreshë QBD Shqipëri. Në fjalët përshëndetëse ata inkurajuan mësueset/it për punën e tyre. Në konkurs morën pjesë mësueset/it me nxënësit tyre të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Diasporë. Duke marrë parasyshë moshën e nxënësve „Konkurs/Garë recitimi u zhvillua në dy nivele. Niveli i parë nga mosha 7-10 vjeçe, që ishin 16 nxënës konkurues dhe niveli i dytë nga mosha 10-16 vjeç, poashtu 16 konkurues. Nënxënësit ishin përgatitur mirë nga mësuesit e tyre dhe na dhuruan shumë emocione. Juria, e përbërë nga njerëz të artit dhe kulturës: z. Nuhi Gashi kryetar jurie- Kosovë, z. Anton Marku- Austri, znj. Valbona Ismaili -Londër, Leonard Hamitaj-Kroaci, dhe Lumni Nimani-Bavari/Gjermani. Juria e pati te vështirë të zgjedhë më të mirët.Në bazë të vlerësimit të jurisë për nivelin e parë, vendin e parë e ndan: Adea Zenelaj, NÖ/Austri dhe Andra Bardhoci nga Bavaria, Gjermani; vendin e dytë e ndanë: Ilire Qestaj, Vjena/Austri, Zerina Maliqi- Londër, dhe Mjalta Ibrahimi nga Bavaria/Gjermani; vendin e tretë ndan: Ajlina Berisha- Salzburg/Austri dhe Amir Letaj, Kroaci.Niveli i dytë: Vendi i parë, Heidi Hoxha- Londër; vendi i dytë, Ezana Hoxhaj- Bavari, dhe vendi tretë Adeana Malsori- Londër. Kryetarja Berishaj Falënderon: z. Lutfi Vatën, kryetar i shoqatës “Ardhmëria” dhe znj. Anila Kadija, drejtuese artistike, Londer, z.Milazim Ukaj kryetar i LPASH-it dhe z. Mustafë Krasniqi kordinator i mësimit te gjuhës shqipe, Bavari, znj. Melita Oreshkoviq kryetare e Këshillit të Mësuësve në Kroaci, Falënderon kolegët/kolegtë nga Austria: Osmanin i cili bëri punë të madhe gjatë organizimit edhe për moderim, Armiden, Ibrahimin, Antigonen, Inen, Qefseren dhe Laureten për pjesëmarrje me nxënësit e tyre! Falënderimi te veçantë ajo ka për prindërit dhe nxënësit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse! Zonja Berishaj falënderon autorët e librave znj. Anila Kadija, Mustafë Krasniqi dhe z. Lumni Limani për librat që ju dhuruan nxënësve fitues. Nxënësit do të pranojnë edhe certifikata! Urime festa e Pavarësisë!
O. Ademi


