Enj. Maj 2nd, 2024

Me 25.11.2020 Vjenë, u mbajt aktiviteti në distancë “Lexuesi i vitit” për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “ Naim Frashëri” në Austri falënderon Ambasadorin e R. Shqipërisë z. Roland Bimo dhe stafin e tij për bashkorganizim dhe bashkëpunim!

Në aktivitet, lexuan për publikun, pjesë të përzgjedhura nga ata vetë, nxënësit: Edon Çekaj; Jon Bacaliu; Dora Alihajdaraj; Fatlind Ademi; Halil Shabija dhe Almira Hasani, si dhe përshëndeti në emër të të gjithë nxënësve Albanot Kuçi. Mësuesit pjesëmarrës ishin: Miradije Berisha; Roza Nrecaj; Osman Ademi; Antigone Elshani; Ibrahim Hasani; dhe Qefsere Demaj. Fituese e këtij aktiviteti, “Çmimi nga Ambasadori” ju nda nxënëses: Dora Alihajdari, nxënëse e klasës së katërtë në Vjenë dhe pjesëmarrëse e rregullt në mësimin e gjuhën shqipe .