Enj. Pri 18th, 2024

Të nderuar!
Për 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kuadrin e mësimit të gjuhës shqipe në Austri, me datën 19.02.2021 Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “ Naim Frashëri “ në bashkorganizim me Ambasadën e Republikës së Kosovës realizoi me sukses aktivitetin online të quatjur “Recituesi i dalluar” me nxënësit e përzgjedhur në nivel Austrie. Në ketë aktivitet morën pjesë mësuesit: 1. Miradije Berishaj me nxënësit: Adea Zenelaj dhe Albanot Kuçi, Vjenë, 2. Fitnete Cengu më nxënësit: Drin dhe Mal Salihi – Salzburg, 3. Osman Ademi më nxënësit: Albanit Kodra dhe Dijeton Selimi- Vjenë,4. Roza Nrecaj me nxënëset: Diana Elshani dhe Ardiana Osmani- Steiermark,5. Feride Aradini me nxënësen Gjeneta Kabashi – Kärnten 6. Antigone Elshani me mxënësit: Edon Çekaj dhe Sead Hetenaj-Austri e ulët 7. Merita Smaili me nxënësin Lutfi Muslii- Austri e ulët. Nё pёrfundim tё aktivitetit të zhvilluar online, komisioni i përberë nga ambasadori i R. së Kosovës z. Lulzim Pllana, znj. Violeta Allmuca dhe z. Anton Marku , që sipas tyre nuk ishte aq e lehtë te zgjedhin nxënësit e dalluar nga më të mirët që t’ju japin titullin “Recitues i dalluar”. Këtë titull ata ju dhanë nxёnёsve: Adea Zenelaj nxënëse e klasa e tretë cikli i ulët, Vjenë dhe Dijeton Selimi nxënës i ciklit të lartë, Vjenë! Përshëndetje dhe mesazh në emër të nxënësve për të gjithë fëmijet e shkollës obligative në Austri dha nxënësi Fatlind Ademi.Në kuadër të këtij aktiviteti nga SHMSh “Naim Frashëri “ ju ndan mirënjohje mësuesve qe kanë kontribuar dhe po kontribojnë në mësimin e gjuhës shqipe ne Austri: Ibrahim Hasanaj 25 vite punë, Roza Nrecaj 20 vite punë, Miradije Berishaj 20 vite punë dhe Rafete Kosumi 15 vite punë.Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “ Naim Frashëri “ falënderon Ambasadën e Republikës së Kosovës, ambasadorin z.Lulzim Pllana, znj. Shkurte Krasniqi dhe stafin e Ambasadës, anëtarët e komisionit vlerësues, mësuesit pjesëmarrës, nxënësit dhe prindërit e tyre në realizimin e këtij aktiviteti edhe në kohë pandemie!
Ju faleminderit!