Hën. Pri 29th, 2024

Sot, më 25 Nëntor 2021 në ora ‪18:00‬, në kuadër të “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”, Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, mbajti „Orë letrare me nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe“për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë ??. Se bashku ndihemi krenarë që muajin e Festave te Nëntorit përcollëm mesazhin më të rëndesishem të prindërit dhe nxënësit , duke bërë të ditur që pjesëmarrja e fëmjëve në mësimin e gjuhës shqipe është e domosdoshme dhe e pamohueshme. Falënderojmë ambasadorin e Republikes se Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo dhe stafin e tij, gjithashtu kolegët, prindërit dhe në veçanti nxënësit per realizimin e ketij aktiviteti!