Enj. Pri 18th, 2024

E shtunë, 26.6.21 Vjenë
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „ Naim Frashëri“ në Austri, mbajti seminar pune me temë „ Mësimi i gjuhës shqipe në Austri“.Në seminar morën pjesë mësues nga Vjena, Niederösterreich, Oberösterreich, Kärnten, Vorarlberg dhe Salzburg.Nga të ftuarit, mësuesit dhe punën e mësuesve e përshëndeti ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Roland Bimo, online u lajmërua z. Ymer Avdiu nga MPJD drejtor në Departamentin për Arsim në Diasporë. Në seminar u prezentuan tema të ndryshme, që fokusi i tyre ishte mësimi i gjuhës shqipe në Austri.Miradije Berisha kryetare, në emër te shoqatës falënderoj ambasadorin z. Bimo, z. Avdiu, mësuesin z. Ademi për moderim dhe të gjithë seminaristët pjesëmarrës! Falënderoj znj. Özcan për ambientin e liruar në Sprachförderzentrum Wien, që të mbahet seminari i mësuesve të gjuhës shqipe!Pushime të mbara verore!