Enj. Pri 25th, 2024

Në tubim morën plesë ambasadori i Shqipërisë, shkëlqesia e tij, z.Roland Bimo, zyrtarë nga Republika e Kosoves, (nga MDIS; Ymer Avdiu dhe Barbana Sekiraqa, nga MASHT; Nuhi Gashi), mësues nga shtetet rajnale të Austrisë,përfaqësues shoqatash shqiptare e bashkatdhetarë.

Nga ky tubim u mblodhën 4130 €

Fillimisht tubimin e përshëndetën ambasadori RSH, z. Rolando Bimo, kryetarja e SHMSHA, z.Miradije Berisha, zyrtarë nga RK e veprimtare 

Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë „Naim Frashëri në Austri“, në bashkëpunim dhe në bashkëorganizim me MDIS dhe të MASHT të Republikës së Kosoves, në Graz të Austrisë, në njërin nga projektet vjetore të saj, që paraprakisht ishte planifikuar të festohej 28 Nëntori -Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, për shkaqe tashmë të njohura, ky organizim nga destinacini festiv, në shenjë solarideti me të gjithë ata që u prekën nga termeti shkatërrues, që goditi një pjesë të Shqipërisë, e tëra kjo u shndërrua në një tubim solarideti për të ndihmuar, në një formë a tjetër ata që humbën më të dashurit e tyre, ata që përjetuan tmerrin lemeritës, apo edhe ata që pësuan dëme materiale.   

Nga ky event, që u organizua dhe u mbajt, merita të jashtëzakonshme ka SHMSHA, e cila veç ndihmave materiale që arriti të tuboje nga vet shoqata dhe bashkatdhetarët tanë(4130 €), arritën të tubojnë dhe të sigurojnë një numër bukur të madh të nxënësve, (40), të cilët e begatuan fuqishëm programin me poezi te zgjedhura me tematika nga festa e nëntorit, e po kështu, edhe me vjersha kushtuar tragjedisë kombëtare që u shkaktua nga tërmeti me pasoja katastrofale.

Që nga fillimi e deri në fund, me moton ME TY SHQIPËRI, nga i gjithë ai reportuar poezish që u recituan, shkëlqyen dhe mahnitën të gjithë të pranishmit duke përcjellur kështu mesazhin dhe porosinë se te gjithë vëllezërit dhe motrat tona, që u goditën nga termeti, veç që e ndajmë dhembjen dhe pikëllimin me ta, ata janë e do të mbesin gjallë në ndjenjat, mendjet dhe në zemrat e te gjithė shqiptarëve të mëdhenj a të vegjël qofshin.   

Nikoqire e këtij tubimi ishte mësuesja me përvojë, z.Bukurije Limani, e cila, pėr mundin dhe përkushtimin, u komplimentua nga të gjithë.

Këtë tubim e moderoi dhe e udhëheqi me sukses mësuesi, z.Osman Ademi.