Enj. Pri 25th, 2024

8. 5. 2021 Vjenë
SHMSH „Naim Frashëri“ organizoi „online“ takim pune me antarët e saj, ku temë diskutimi ishte: Regjistrimi i nënësve shqiptarë në mësim në gjuhën shqipe në Austri për vitin 2021/2022.Takimin e udhëhoqi kryetarja e shoqatës znj. Miradije Berishaj, ndërsa në takim morën pjesë shumica e mësuesve shqiptarë në Austri. Zonja Berishaj i informoi kolegët e saj për punën dhe aktivitetet e SHMSH „Naim Frashëri“ gjatë kohës së pandemisë Covid 19. Janë bërë më tepër se një vit që janë pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore e sportive me prezencë fizike në tërë vendin për shkak të pandemisë covid 19. Megjithate, SHMSH „Naim Frashëri“ në bashkëpunim më dy ambasadat e vendeve tona organizuam programe virtuale me rastin e festave tona kombëtare, 28 Nëntorin dhe 17 Skurtin! „Në ndërkohë në cilësinë e kryetares kam patur kontakte të shumta me përfaqësues të institucioneve të vendeve tona dhe të mediave ku në fokus ka qenë gjithnjë mësimi në gjuhën shqipe në Austri“- tha mes tjerash zonja Berishaj.Secili nga mësuesit dha një pasqyrë se si ishte ky vit shkollor në rrethana pandemie. Nga të gjitha diskutimet e shumta të mësuesëve, e përbashkët ishte çështja: Si të arrihet përfshirja sa më e madhe e nxënësve shqiptarë në mësimin në gjuhë shqipe?U konstatua se: Përkundër asaj se mësimi në gjuhën shqipe organizohet në shkollat publike austriake dhe financohet nga shteti austriak (është ofertë, por jo obligative); Përkundër angazhimit të madh të mësuesve shqiptarë në shkolla dhe jashtë shkollave me kontakte dhe aktivitete të shumta kulturore; Përkundër përkrahjes morale e materiale (furnizimi me tekste dhe perkrahje me projekte seminare, ekskursione me nxënës në vendlindje etj) të institucioneve tona shtetrore; prap se prap numrii i nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhë shqipe është i vogël në krahasim më numrin e nxësve shqiptarë në Austri. Është prindi, ai i cili vendosë për fëmijën e tij!!!Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ u bënë thirrje publike të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që ta shfrytzojnë këtë ofertë, le të themi bujare, të shtetit austriak, të kontaktojnë mësuesit shqiptarë në qytetin apo regjionin ku jetojnë, të pyesin në shkollat ku mëson fëmija i tyre, se ku dhe si mund t’i regjistrojnë fëmijët në mësim në gjuhën shqipe! Është në të mirën e nxënësit, në të mirën e prindit dhe në të mirën e kombit. Mos hezitoni! Tani është koha për regjistrim për vitin shkollor 2021/2022
Ju faleminderit!
O. Ademi