Mër. Pri 24th, 2024

Në takimin dyditor, më 23-24 tetor 2021, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frasheri“ (SHMSH) në Austri dhe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari, organizuan një takim të përbashkët pune me mësimdhënësit në Vjenë, me temën: „Njohja, shkëmbimi i përvojave, ideve dhe bashkëpunimi në mes të mësuesve të gjuhës shqipe në Bavari dhe Austri, si dhe për masivizimin e rritjes së interesimit të numrit të nxënësve, për vijimin e mësimit të gjuhës shqipe në këto dy vende“.
Të pranishëm, në këtë takim ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Lulzim Pllana, të cilit pas fjalës përshëndetëse, ata folën për kontributin e mësimdhënësve dhe i përgëzuan për punën dhe angazhimin e tyre, që bëjnë për ndërgjegjësimin e bashkëkombësit, për rëndësinë e shkollës shqipe. (M. Krasniqi)