Enj. Pri 25th, 2024

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës në bashkëorganizim me SHMSH “Naim Frashëri” në Austri organizuan një ekskursion kater (pese) ditësh për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë.

Personeli mësimor dhe nxënësit nga Austria u pritën me respekt dhe dinjitet.

Nga data 25-29.04.2019, pra për pesë ditë, nën kujdesin e Shoqatës të Mësuesëve nga Austria dhe nën patronatin e MDIS të Republikës së Kosovës organizoi ekskursionin e radhës për të vizituar pjesë nga trojet etnike shqiptare.

Fillimisht vizitorët u pritën nga Ministria e Diasporës. Aty, i gjithë stafi doli, i priti dhe u uroi mirë se ardhje.

Në emër të MD i përshëndeti, u uroi mirë se ardhje dhe kalim sa më të mire dhe sa më të mbarë gjatë gjithë kohës sa do të jenë në vendin e tyre, zëvendës ministri, z.Isni Kilaj, ndërsa në emër të shoqatës dhe nxënësve MDIS e falenderoi kryetarja e SHMSH, Miradije Berishaj.

Me këtë rast, në shenjë respekti, kjo ministri, çdo anëtari të stafit të mësuesëve nga Austria, u dhuroi nga një komplet me libra, ndërsa nxënësve nga një liber.

Në bazë të këtij programi me karakter mësimor e njohës, personeli mësimor me nxënës, më pastaj u dergua të vizitojë Shkollën Ekologjike të Gjelbërt në Prishtinë. Shkolla, përkarësisht drejtoresha, z.Fahrije Latifi-Ratkoceri dhe personeli mësimor, përveç njohjes me standartet më bashkëkohore që i posedonte shkolla për t’u realizuar në mënyrë sa me efikase programi mësimor, nxënësit e kësaj shkolle dhanë një program kulturor me këngë dhe recitime.

Në shenjë respekti të ndërsjellt, nga të dyja palët, u shkëmbyen dhurata modeste.

Pas kësaj vizite mbresëlënse nxënësit e mësimit plotësues nga Austria vizituan Kazermën Ushtarake “Adem Jashari”.

“Në amfiteatrin e kësaj qendreje, pas përshëndetjes u dha një ligjëratë nga Nysret Buzhala, kolonel, mbi proceset e zhvillimit dhe të transformimit të ushtrisë së Kosovës që nga fillimi e deri në ditët e sotme.

Pas kësaj ligjërate, për stafin e mësueseve dhe të nxënësve nga diaspora , në halën e ushqimit, u shtrua një drekë nga FARK(Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës)”, thuhet në njoftimin e mësuesit të shkollës Ismet Sinani.

Ditën e dytë, vizitorët vizituan zyrat e Kuvendit Komunal të Suharekës, shkollën “Shaban Mazreku”, Varrezat e Jasharajve në Skenderaj. qytetin e Vushtrisë dhe varrin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Në mënyrë të përzemërt,në zyrat e KK të Suharekës, nxënësit dhe mësuesit e tyre, u pritën nga kryetari ,z Bali Muharremmi, drejtori i Drejtorisë për Arsim z.Remzi Bytyqi dhe dhe disa nga anëtarët e stafit komunal.

Në mes tjerash, kryetari KK të Suharekës theksoi “ne e dime dhe e njohim kontributin dhe sakrificën e diaspoës shqiptare, Ata në kohërat më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, u gjendën joraste4sisht në ballë të aksioneve për t ́i dalur në ndihmë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”.

Nga këtu, në vazhdim, u vizitua shkolla “Shaban Mazreku”.

“E veçanta e kësaj vizite ishte madhështia dhe solemniteti që ishte organizuar për pritjen e mysafirëve. Përveç drejtorit të shkollës, z.Sedat Elshani, stafit të mësuesëve, drejtorëve të shkollave tjera fillore të Suharekës, në oborr të shkollës kishin dalur për t’i përshëndetur, pritur dhe nderuar të gjithë nxënësit e shkollës dhe shumë bashkëfshatarë”, thuhet tutje në njoftim.

Në emër të tij dhe në emër të shkollës, mysafirët e vegjël dhe grupin e mësuesëve nga diaspora, drejtori i shkollës, S. Elshani i përshëndeti dhe u uroi mirë se ardhje.

“Mëtutje, duke qenë mjaft i imocionuar, ai ndër të tjera tha: sot jemi të priviligjuar dhe të nderuar që juve, të nderuar mësues dhe nxënës nga Austria t’ju falenderoj për vendimin që keni ndërmarr për të zgjedhur si destinacion shkollën tonë”, ndërsa në emër të SHMSH “Naim Frashëri” nga Austria, i përshëndeti dhe i falenderoi mësuesja, Miradije Berisha, drejtorin dhe gjithë sttafin e mësimdhësve, nxënësit dhe gjithë të pranishmit për pritjen dhe atmosferën e ngrohtë te krijuar nergut për të gjithë ne. Ajo pastaj bëri një prezentim të shkurtër të mësueseve që kishin ardhur me nxënësit e tyre gati nga e gjithë Austria(Nga Wiena; Ina Arapi, Miadije Berisha, nga Grazi; Bukurije Limani, Xheva Lajqi, nga Salzburgu; Qefsere Bislimi, nga Ober Östereich; Rafete Kosumi dhe nga Nieder Östereich Antigona Elshani dhe Merita Ramadani)”, thuhet në njoftim.

Për të gjithë vizitorët, nga shkolla dhe nga shume familjarë, u shtrua një sofër e pasur me ushqime tradicionale shqiptare. si dhe nga një liber. Pas kësaj pritjeje shumë emocionale, marshuta u vazhdua në drejtim të Skenderait ku u vizituan Varrezat e Jasharajve.

Sipas mësuesit Ismet Sinani: “Një falenderim i posaçëm shkon edhe për bashkatdhetarin, z.Hafir Elshani, i cili nga Austria kishte shkuar në Suharekë për të bashkëpunuar me dretorinë e shkollës dhe për të ndihmuar në organizimin e pritjes së këtij grupi të vizitorëve nga Austria.